“Putini na futi në luftë si qentë e pastërvitur”, thotë ushtari rus i kapur rob në Ukrainë

17:29 | 5 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

The Sun ka fituar të drejtën që të futet në një kamp të robërve të luftës në Ukrainë dhe ka dëgjuar nga dora e parë historitë e pabesueshme të ushtarëve rusë.

Trupat e kapur pretenduan se ishin hedhur në betejë si qentë e pastërvitur kur presidenti, Vladimir Putin filloi pushtimin e paligjshëm në muajin shkurt.

Gazeta britanike ka intervistuar dy të burgosur në Dnipro, të përzgjedhur nga stafi i burgut dhe ka vizituar qelitë ku flenë tetë burra në një dhomë.

Të dy burrat ishin vizituar nga anëtarë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të kontrolluar nëse po trajtohen në përputhje me Konventat e Gjenevës.

Intervistat ishin të mbikëqyrura dhe të kufizuara në 90 minuta. Burrat që takuam nuk treguan shenja lëndimesh dhe thanë se kushtet e kampit ishin të mira.

“Zbrita poshtë dhe eca shumë ngadalë me duart lart. Po mendoja, “Nëse ka një snajper, atëherë kam mbaruar”. Dëgjova një britmë ‘Ndalo’ dhe u gjunjëzova në dysheme, shumë ngadalë. Më urdhëruan të shtrihesha dhe më bënin pyetje se kush isha dhe nga kisha ardhur”, tha ai duke shtuar se “ata thirrën një njësi tjetër dhe më morën. Së pari na dërguan në një vend, pastaj na sollën këtu”.

Vadimi iu bashkua ushtrisë gjashtë vjet më parë teksa paguhet rreth 1000 mijë euro në muaj.

“Tani kam dy opsione. Ose i burgosur këtu ose do të jem i burgosur në Rusi për shkak të asaj që kam thënë për ushtrinë ruse. Shumë njerëz mendojnë se është ushtria e dytë në botë, por ne nuk kemi asgjë. Ne nuk kemi trajnime, nuk kemi pajisje dhe kjo që po them konsiderohet krim në Rusi”, pohoi ushtari.

Ai tha se një nga komandantët me të cilin shërbeu në luftë ishte më i miri që kishte pasur ndonjëherë. Por pjesën tjetër e mallkoi si “çakej”. “Ata nuk kujdesen për njerëzit e tyre. Ata na trajtojnë si qen”, tha ai.

Në kohën kur njësiti i lansimit të raketave të Vadimit u zu në pritë më 26 shkurt, ajo kishte lëshuar tashmë pothuajse 1000 raketa në tre sulme shkatërruese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme