Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe nga Shërbimi federal për siguri kërkoi t’i mbrojnë interesat nacionale të Rusisë në Arktik.
Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi federal për siguri dhe njësitet e saja kufitare duhet t’i realizojnë planet e tyre për sigurimin e interesave nacionale në pikëpamje të aftësisë mbrojtëse të vendit, por edhe t’i mbrojnë interesat tona në Arktik dhe funksionimin normal të Rrugës detare veriore”, tha Putin në takimin për zhvillim të Arktikut.
Ai gjithashtu, theksoi se është e nevojshme që në tërësi të shfrytëzohen mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar në Arktik.
“Interesi është shumë i madh për punë me ne dhe atë pa dyshim duhet ta përforcojmë me projekte reale të përbashkëta”, tha Putin, transmetoi Sputnik.
“Do ta lus vetë Qeverinë e Rusisë për ta shpejtuar përfundimin e edicionit të ri të programit shtetëror të zhvillimit shoqëror-ekonomik të rajonit të Arktikut”, theksoi Putin.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...