Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin italian, Mario Draghi, tha se është i gatshëm të ndihmojë në uljen e problemit krizës ndërkombëtare të ushqimit vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet.
“Vladimir Putin theksoi se Federata Ruse është e gatshme të jap kontributin e saj në zgjidhjen e krizës ushqimore duke eksportuar drithëra dhe plehra nëse hiqen kufizimet e motivuara politikisht të vendosura nga Perëndimi”, tha Kremlini përmes një deklarate, transmeton portal abresh.info
Ukraina e quajti kërkesën e Rusisë “shantazh”, ndërkaq Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha të enjten se Putin “po përpiqej të shantazhonte botën” duke përdorur krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta e tij në Ukrainë si një armë.
Pas bisedes telefonike me Putin, Draghi tha se Italia synon të lejojë eksportet e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi.
“Iniciativa e parë që mund të eksplorohet është të shihet nëse bashkëpunimi midis Rusisë dhe Ukrainës mund të ndërtohet për të zhbllokuar portet e Detit të Zi”, tha Draghi.
Draghi tha se së shpejti do ta diskutojë këtë çështje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Bllokada ruse e porteve të Ukrainës e ka bërë të pamundur eksportin e grurit, lëndës së parë kryesore të eksportit të të dy vendeve. Rusia ka akuzuar Ukrainën për hedhjen në erë të porteve.
Konflikti po përkeqëson krizën globale të ushqimit dhe po rrit çmimet për drithërat, vajrat ushqimorë, karburantet dhe plehrat./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...