Google ADS

“Putini është një kriminel lufte”

17:54 | 2 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit në Hagë, Carla Del Ponte ka kërkuar që të lëshohet një urdhër arrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Putini është një kriminel lufte”, tha Carla Del Ponte për gazetën zvicerane Le Temps, në një intervistë të botuar të shtunën.

Në intervistat e dhëna në mediat zvicerane për të shënuar publikimin e librit të saj të fundit, avokatja zvicerane që mbikëqyri hetimet e OKB-së në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, tha se në Ukrainë po kryhen krime lufte.

Ajo tha se është e tronditur nga varrezat masive në Ukrainë, që thotë se ia kujtojnë luftërat më të këqija në ish-Jugosllavi./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme