Presidenti rus, Vladimir Putin e ka pranuar ftesën për ta vizituar Korenë e Veriut, ka njoftuar media shtetërore në Phenian.
Ky njoftim ka ardhur teksa lideri verikorean, Kim Jong Un e ka përmbyllur vizitën e tij të rrallë në Rusi.
Kimi i izoluar, i cili nuk është larguar nga vendi i tij prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e ka zhvilluar një takim “historik” me Putinin të mërkurën, ka thënë agjencia shtetërore verikoreane.
Në mesin e rezultateve të samitit të liderëve kanë qenë premtimet e Rusisë për t’i ndihmuar Koresë së Veriut në avancimin e programit hapësinor, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Vetë Putin u ka thënë gazetarëve se ka parë “mundësi” për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve.
Aleatet historike, Rusia dhe Koreja e Veriut, përballen me sanksione globale – Moska për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Pheniani për testimet bërthamore – dhe vizita e Kimit është kritikuar ashpër, pas dyshimeve për arritje të ndonjë marrëveshjeje për armët.
Udhëheqësi i partisë në pushtet në Korenë e Jugut e ka kritikuar atë që e ka quajtur “marrëveshje të djallit” në mes të Moskës dhe Phenianiat, derisa Japonia ka paralajmëruar të enjten kundër shkeljes së ndalesave të Kombeve të Bashkuara për marrëveshje me armët.
“Ne jemi duke i vështruar me shqetësime bisedimet, përfshirë mundësinë e shkeljeve të reja të ndalesave të OKB-së”, ka thënë ministrja e re e Jashtme në Japoni, Yoko Kamikawa./REL/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...