Putin zotohet të përsosë raketat misterioze pas shpërthimit vdekjeprurës

18:30 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të vazhdojë me zhvillimin e raketave me fuqi bërthamore që besohet të jenë shkaktare të një aksidenti vdekjeprurës.

Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë vdiqën kur një motor raketë shpërtheu në një varg provash në Detin e Bardhë në 8 gusht, transmeton portali arbresh.info.

Ekspertët e mbrojtjes mendojnë se ajo ishte pjesë e një rakete lundrimi me fuqi bërthamore.

“Ne me siguri do ta përsosim këtë armë pa marrë parasysh çdo gjë”, u tha zoti Putin vejushave të viktimave.

Posedimi i “teknologjive të tilla unike”, shtoi ai, ishte “në vetvete … një garanci më e rëndësishme dhe e besueshme për paqen në planet”.

Udhëheqësi rus po fliste të enjten në një ceremoni në Kremlin ku u ndanë çmime post-mortum për familjet e burrave të vdekur.

Ai nuk specifikoi se çfarë arme kishte qenë e përfshirë, duke thënë vetëm se “idetë teknike dhe zgjidhjet” të përfshira në projekt ishin “pa një ekuivalent në botë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme