Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një njoftim të ri në televizionin shtetëror rus ndërsa forcat e tij vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase.
Presidenti rus u betua të shkatërrojë “këtë Anti-Rusi të krijuar nga Perëndimi” dhe pretendoi se popullit ukrainas i është “shpërlarë truri”, që të mendojnë se nuk janë ‘një’ me Rusinë, transmeton portal arbresh.info
Presidenti Macron tha se “më e keqja nuk ka ardhur ende” pas një bisede telefonike 90 minutëshe me Putinin, duke pretenduar se lideri rus nuk do të ndalet derisa të ketë pushtuar plotësisht Ukrainën.
Komentet vijnë pasi qyteti i Kherson u bë qyteti i parë ukrainas që ra në duart e rusëve të enjten, pasi forcat ruse u përpoqën të krijonin një urë tokësore midis Krimesë dhe kufirit.
Putin shprehu “vendosmërinë e tij shumë të madhe” për të marrë kontrollin e Ukrainës, duke paralajmëruar se veprimet ushtarake mund të rriten nëse Kievi nuk respekton, sipas The Times.
Qyteti port jugor i Mariupolit u sulmua rëndë gjatë gjithë natës dhe në një moment humbi energjinë elektrike dhe ujin për më shumë se 24 orë pas tre ditësh granatime.
Është rritur frika se porti strategjik i Odesës mund të jetë qyteti i rradhës që do të sulmohet masivisht.
Negociatorët ukrainas dhe rusë deri më tani nuk kanë arritur të ndërmjetësojnë paqen afatgjatë, megjithëse ka pasur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e civilëve dhe dhënien e ndihmës humanitare./arbresh.info/
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...