Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë për regjisorin Oliver Stone ka zbuluar se tashmë ai është gjysh.
Në dokumentarin e titulluar ‘Intervistat me Putinin’ ai ka ofruar një paraqitje të rrallë në jetën personale, pasi presidenti rus shmang të flasë për familjen e tij, transmeton portali arbresh.info
Oliver Stone e pyeti Putinin nëse i pëlqen nipërit e mbesat e tij.
“I dua, por e pranoj që nuk kam shumë kohë të luaj me ta”, ka thënë Putin, citon CNN pjesë nga intervista.
Gjatë konferencës vjetore të shtypit në fund të vitit 2015, Putini foli për vajzat e tij. Ai tha se ‘është shumë krenar me to’ dhe ka shtuar se vajzat e tij flasin rrjedhshëm tri gjuhë europiane, njëri prej të cilëve flet edhe një nga gjuhët azikatike.
Stone është bërë i njohur për filmat e tij që kryesisht për temë kanë çështjet politike, ndërsa në fund të vitit 2016, ai i kishte përkushtuar një film edhe për Edward Snowden.
“Nuk dua të diskutoj mbi familjen time. Fëmijët e mi nuk dua që të jenë të përfshirë në politikë ose biznes”, kishte deklaruar kohë më parë presidenti rus./Arbresh.info
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...