Putin viziton Krimenë e aneksuar nga Rusia

08:20 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një vizitë pune në qytetin Sevastopol në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Moska, më shumë se 3 vite më parë.

Putin pritet të vizitojë një muze, ekspozita me artefakte rreth historisë së Krimesë dhe një kompeks memorial, të personave që e kanë mbrojtur Sevastopolin, gjatë Luftës së Dytw Botërore.

Kjo është vizita e tij e nëntë në Krime, prej periudhës kur Moska e ka aneksuar paligjshëm këtë pjesë, në mars të vitit 2014, hap i cili u ndëshkua me sanksione amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian.

Kombet e Bashkuara me anë të një rezolute, kanë përcaktuar se aneksimi është i paligjshëm, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, “të mos e njoh ndonjë status” të këtij gadishulli.

Ukraina ka protestuar më herët ndaj vizitave të Putinit në Krime, duke i cilësuar si “shkelje të madhe të pavarësisë dhe integritetit territorial”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme