Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia nuk ka plane për të tërhequr ushtrinë e saj nga Siria, por nuk po ndërton objekte të përhershme atje.
Trupat “do të qëndrojnë atje për aq kohë sa të jetë në avantazh të Rusisë dhe për të përmbushur përgjegjësitë tona ndërkombëtare”, tha Putin gjatë emisionit televiziv, transmeton portali arbresh.info.
Por, shtoi ai, “ne nuk po ndërtojmë instalime afatgjata atje dhe, nëse është e nevojshme, mund të tërheqim ushtarakët tanë mjaft shpejt pa asnjë humbje materiale”.
Putin e quajti luftën siriane “një përvojë unike” për trupat ruse.
“Së pari, përdorimi i forcave tona të armatosura në fushën e betejës është një mjet unik për të përmirësuar forcat tona të armatosura. Asnjë sasi e ushtrimeve ushtarake nuk mund të krahasohet me përdorimin e forcës në kushte luftimi”, tha presidenti rus./Arbresh.info/
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...
“S’je interesant”, Xheneta dhe Kevini përplasen ashpër
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...