Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh urimi për Hassan Rouhani në rizgjedhjen e tij si Presidenti i Iranit.
Sipas Kremlinit, Putin ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm, transmeton portali arbresh.info
Putin gjithashtu shprehu besimin e tij në zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjeve dypalëshe.
Presidenti i tanishëm i Iranit Rouhani fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit, i cili do t’i japë atij një mandat të dytë katërvjeçar.
Teherani është një mbështetës i madh i Moskës në shumë çështje të Lindjes së Mesme dhe të dy vendet, së bashku me Turqinë, po punojnë për një zgjidhje politike të luftës civile në Siri./Arbresh.info
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë