Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten rritjen e numrit të trupave të ushtrisë së vendit, mesa duket në përpjekje për të plotësuar trupat që kanë pësuar humbje të mëdha në gjashtë muajt e luftës së përgjakshme dhe për t’u përgatitur për një luftë të gjatë dhe të ashpër në Ukrainë.
Numri i trupave po rritet me 137,000 ose 13%, duke e çuar në 1.15 milionë deri në fund të vitit shifrën e përgjithshme.
Disa analistë ushtarakë rusë parashikojnë një mbështetje më të madhe te ata që hyjnë në ushtri vullnetarisht për shkak të shqetësimeve të Kremlinit për një reagim të mundshëm të brendshëm nëse zgjerohet urdhri për rekrutim të detyruar.
Lëvizja e çon numrin e forcave të armatosura të Rusisë në 2.04 milionë, përfshirë 1.15 milionë trupat.
Përllogaritjet perëndimore për rusët e vrarë në luftën e Ukrainës variojnë nga më shumë se 15,000 në mbi 20,000 – më shumë se sa humbi Bashkimi Sovjetik gjatë luftës 0-vjeçare në Afganistan. Pentagoni tha javën e kaluar se rreth 80,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur, duke gërryer aftësinë e Moskës për të kryer ofensiva të mëdha./voa/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...