Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Ukraina nuk mund të mbijetonte për më shumë se një javë pa mbështetjen ushtarake dhe financiare perëndimore.
Duke folur në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai, institut me bazë në Moskë, në vendpushimin e Detit të Zi të Socchit, Putin tha se Ukraina po mbështetet falë donacioneve shumëmilionëshe që vijnë çdo muaj.
“Nëse thjesht ndalet, gjithçka do të vdesë brenda një jave. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e mbrojtjes. Vetëm imagjinoni nëse ndihmat ndalojnë nesër. Ata do të jetojnë vetëm një javë kur t’i mbarojnë municionet”, tha lideri rus.
Putin theksoi gjithashtu se Ukraina ka humbur më shumë se 90 mijë ushtarë që nga fillimi i kundërofensive të Kievit kundër forcave ruse në muajin qershor./abcnews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...