Putin: Trump është i zgjuar, do të kuptojë përgjegjësitë e reja

19:42 | 4 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë për NTV ka theksuar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është njeri i mençur dhe shpejt do të kuptojë përgjegjësitë e tij të reja.

Putin ka theksuar se shpreson që Trump do të ndihmojë për të rivendosur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë, transmeton arbresh.info.

“Trump është një sipërmarrës dhe një biznesmen. Ai tashmë është një krye të një shtetit më të rëndësishëm në botë,” tha Putin.

“Për shkak se ai ka arritur sukses në biznes, kjo do të thotë se ai është një njeri i mençur. Dhe nëse ai është njeri i mençur, atëherë ai do të kuptojë plotësisht nivelin të përgjegjësisë që ka,” shtoi  ai.

Duke folur për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, Putin tha se përpjekjet për të krijuar një botë unipolare kanë dështuar.

“Situata po ndryshon dhe kjo nuk është më sekret për askë, sepse të gjithë janë duke e parë, se shumë nga partnerët tanë tashmë preferojnë të rrinë në parimet të drejtës ndërkombëtare, pasi bilanci në botë është duke u rikthyer gradualisht,” shtoi Putin.

Putin shtoi se gjatë ndërtimit të marrëdhënieve me vendet tjera, Rusia do të respektojë interesat e tyre. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme