Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vëllimi tregtar ndërmjet Rusisë dhe Kinës së shpejti do të arrijë në 200 miliardë dollarë, duke theksuar se tregtia midis dy vendeve ka shënuar rritje me 30 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin u takua me Li Zhanshu, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, në qytetin Vladivostok.
Duke folur për zhvillimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, Putin tha: “Vëllimi ynë tregtar u rrit me 36 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 140 miliardë dollarë. Tregtia jonë vazhdon të rritet, duke u rritur me 30 për qind në gjashté muajt e parë të këtij viti. Duket se vëllimi ynë tregtar së shpejti do të arrijë në 200 miliardë dollarë”.
Për shkak të sanksioneve gjithëpërfshirëse të vendeve perëndimore, Rusia synon të orientojë eksportet e saj, veçanërisht burimet e energjisë, drejt vendeve të Azisë.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...