Google ADS

Putin thotë se Rusia është e gatshme të diskutojë çdo çështje me SHBA-në

22:53 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se vendi i tij është gati të diskutojë çdo çështje me Shtetet e Bashkuara dhe i kërkoi Uashingtonit të miratojë të njëjtin qëndrim.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo çështje, qofshin ato të lidhura me raketat, hapësirën kibernetike apo përpjekjet kundër terrorizmit”, tha Putin në një intervistë për NCB, transmeton portali arbresh.info

Ai shtoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ulen dhe të flasin për gjërat në mënyrë që t’i marrin ato drejt.

“Kam përshtypjen se kjo është ajo që dëshiron presidenti i tanishëm amerikan, por ai është penguar ta bëjë këtë për shkak të disa aspekte e tyre”, shtoi Putin.

Vladimir Putin shtoi se Rusia është gati për negociata në çdo moment dhe shpreson që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme ta bëjnë këtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme