Putin: Theresa May gjatë takimit u tregua e ashpër me mua

22:31 | 29 Qershor 2019
A. B.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se dëshironte t’i përmirësonte marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, por Kryeministrja britanike, Theresa May, ishte e ashpër me të.

Tensionet midis dy vendeve janë thelluar që nga rasti kur u helmua agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal, së bashku me të bijën e tij në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar me 4 mars të vitit 2018, shkruan Reuters.

Putin është takuar me May në samitin G20 në Osaka dhe kjo e fundit i ka kërkuar Moskës që t’i dorëzojë të dyshuarit rus për helmimin e agjentit të dyfishtë.

Ndërsa Moska vazhdimisht e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në këtë rast.

“Ajo shprehu qëndrimet e saj në një mënyrë mjaft të ashpër. Sidoqoftë takimi me të ishte një hap i vogël, por në drejtim të duhur. Unë jam i bindur se kemi nevojë që t’i rikthejmë marrëdhëniet tona në një shkallë më të gjerë”, ka thënë Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme