Google ADS

Putin: Sulmi i mundshëm i SHBA-ve ndaj Iranit do të ishte katastrofik

20:21 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi SHBA-të kundër përdorimit të forcës ndaj Iranit, duke thënë se do të ketë pasoja katastrofike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tensionet janë rritur kohët e fundit gjatë sulmeve të javës së kaluar në cisterna pranë ngushticës së Hormuzit, sulmet për të cilat Uashingtoni ka fajësuar Iranin, ndërsa kjo e fundit ka mohuar akuzat.

Duke folur gjatë një shfaqje televizive, Putin tha se aksioni ushtarak i SHBA-ve kundër Iranit do të ishte një “katastrofë për rajonin”.

Ai shtoi se do të shkaktonte një përshkallëzim të armiqësive me rezultate të paparashikueshme.

Putini theksoi se Irani i është përmbajtur kushteve të marrëveshjes bërthamore pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve, duke shtuar se ai i konsideron sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit të pabaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme