Putin shpërthen kundër perëndimit: Do të armatosim vende për t’ju sulmuar, Gjermania të ketë kujdes

15:55 | 6 Qershor 2024
KRG

Moska mund të armatosë vende, më qëllimin për të sulmuar objektiva perëndimorë. Ishte paralajmërimi i ri që erdhi nga presidenti Vladimir Putin,  gjatë një deklarate ku kritikoi dërgimin e raketave me rreze të gjatë në Ukrainë.

Një serë shtetesh, përshirë SHBA, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur pozicione brenda territorit rus.

Për shefin e Kremlinit veprime të tilla do të cojnë në probleme shumë serioze, siç u shpreh.

“Nëse dikush mendon se është e mundur të sigurosh armatime të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të na krijuar probleme, përse ne nuk kemi të drejtën të furnizojmë me armatime të të njëjtit lloj rajoneve rreth botës, nga ku do të mund të ndermerreshin sulme ndaj objektivëve perëndimorë.”

Ai nuk e specifikoi se cilat vende mund të furnizojë Moksa me armatime. Por Putin u kujdes të përmendte në emër Gjermaninë, e cila së fundmi i ka dhënë lejen Ukrainës të godasë Rusinë me armatime të prodhuara në gjermani, me rreze të gjatë.

Putin e paralajmëroi vendin të mos dërgonte në Ukrainë raketat Taurus.

“Kur ata thonë se do te këtë më shumë raketa që do të godasin ovbjektivat në territorin rus, kjo padyshim që shkatërron një herë e përgjithmonë marrëdhëniet ruso-gjermane.”

Putin foli për gazetarët e huaj në forumin ndërkombëtar të ekonomisë në San Petersburg. Ai pati edhe një mesazh tjetër për perëndimin, duke thëne se e kishte gabim kur vlerësonte se Moska nuk do të përdorte kurrë armët bërthamore.

Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë integritetin dhe sovranitetin tonë territorial, ne do të konsiderojmë përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion”, ishin fjalët e Putin.

Megjithatë shefi i Kremlinit hodhi poshtë idenë se Rusia po planifikonte një sulm kundër NATO.  /A2CNN

Të ngjashme