Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur “mobilizim të pjesshëm” në Rusi, për siç ka thënë, ta mbrojë atdheun, sovranitetin, integritetin e tyre territorial dhe sigurinë e popullit rus.
Putin është shprehur se “mobilizimi” ka të bëjë vetëm me qytetarët që kanë shërbyer në ushtri, apo rezervat ushtarake, teksa pati edhe një paralajmërim për Perëndimin, shkruan BBC transmeton arbresh.info.
“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi. Ky nuk është një bllof”.
“Integriteti territorial i atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris me të gjitha mjetet që kemi”, është shprehur Putin.
Më tej, ai tha se ata që përpiqen që ta shantazhojnë Rusinë me armë bërthamore “duhet të dinë se ato mund të kthehen në drejtimin e tyre”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...