Ndërkohë që në forcat ruse janë futur në Ukrainë, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij për ditën.
Në një video të publikuar nga geonewsdottv, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.
Video u publikua nga Kremlini pak orë pas nisjes së sulmit.
Ndryshe, që prej orëve të mëngjesit të ditës së enjte, janë raportuar një numër eksplodimesh si pasojë e bombardimeve ruse, në të gjitha anët e Ukrainës.
Siç njoftohet nga raportime të ndryshme ndërkombëtare, Rusia ka nisur sulme ndaj qyteteve më të mëdha, derisa trupat e saj tashmë kanë kaluar kufirin e Ukrainës.
Deri më tani, Rusia ka hedhur raketa të kryqëzuara dhe balistike në aeroporte dhe në shtabet ushtarake afër Kievit. Në jug trupat ruse kanë zbarkuar në Odessa. Ndërsa në pjesën lindore, raketat ruse kanë goditur caqe në Kharkiv dhe Dnipro, ndërsa zyrtarët kanë bërë me dije se shpërthime të mëdha janë raportuar edhe në Kramatorsk. Shërbimet emergjente shtetërore të Ukrainës kanë bërë me dije se Rusia ka sulmuar 10 rajone ukrainase, në lindje dhe në jug të vendit. Bëhet e ditur se janë goditur edhe disa aeroplanë në aeroporte./arbresh.info/
View this post on Instagram
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...