Google ADS

Putin sfidon Perëndimin të mposhtë Rusinë në fushën e betejës

08:32 | 8 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Vladimir Putin ka lëshuar një nga paralajmërimet e tij më ogurzi, duke pretenduar se Moska sapo ka nisur fushatën e saj në Ukrainë dhe duke sfiduar Perëndimin të përpiqet ta mposht atë në fushën e betejës, shkruan The Guardian.

Duke folur në një takim me krerët parlamentarë të enjten, presidenti rus tha se perspektivat për çdo negociatë do të zbeheshin sa më shumë të zgjatej konflikti.

“Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne nuk kemi filluar asgjë ende seriozisht,” tha ai.

“Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojnë duhet ta dinë se sa më shumë të zgjatet lufta, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne.”

Putin akuzoi gjithashtu aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e armiqësive, duke akuzuar se “perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit” dhe se ata ishin të mirëpritur ta provonin, por kjo do të sillte vetëm tragjedi për Ukrainën .

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të thuash, le të provojnë”, tha ai.

“Kemi dëgjuar shumë herë se perëndimi dëshiron të luftojë kundër nesh deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme