Raporteve në media mbi një shtim të ndjeshëm të interesit të Moskës në Ballkan, Vladimir Putin i përgjigjet duke u thënë se Rusia, në fakt, nuk është larguar kurrë prej andej.
“A do ta ndezë Putini Ballkanin prapë”, “Daullet e luftës po bien sërish”, “Rusia rizgjon lojën e madhe në Ballkan”, janë vetëm disa prej titujve të shtypit botëror, që kërkon të evidentojë prej ditësh rikthimin e qetë, por të vendosur, të Moskës si lojtar kyç në rajon.
Kremlini ka forcuar marrëdhëniet me Serbinë nacionaliste, u ka dhënë zemër serbëve të Bosnjes në betejën e tyre për më shumë pavarësi ose, po të jetë e mundur, edhe shkëputje.
Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe me serbët e Kosovës, ndërsa përmes mbështetjes së dhënë opozitës në Malin e Zi, e ka mbajtur vendin në gjendje vlimi.
Rusët, – kujton “Balkaninsight”, – e kanë parë gjithmonë Ballkanin si sferën e tyre të ndikimit, duke nisur që gjatë sundimit të Pjetrit të Madh, i cili e vuri Malin e Zi në mbrojtjen e tij. Historia e gjatë e një dominimi të shtrirë në kohë shpjegon përse rusët e përjetojne keq përjashtimin nga një rajon të konsideruar përherë pjesë të padiskutueshme të ndikimit të vet.
Pikërisht këtë gjë po përpiqet Moska të ndryshojë. Fuqitë perëndimore e kanë mbështetur për një kohë të gjatë praninë e tyre në Ballkan, te fakti që nuk kishte ndonjë alternativë tjetër të fortë.
“Por nëse do t’u duhet tani të konkurrojnë për ndikim, në vend që ta marrin për të mirëqenë, – thotë Marcus Tanner, – atëherë duhet të jenë më aktivë”. “Një garë e ashpër mund të kishte sigurisht pasoja të rënda, por pak konkurrencë, – vazhdon ai, – nuk i bën keq askujt”.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos