Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vuri në dukje se vendet perëndimore dëmtojmë interesat e tyre kombëtare duke zbatuar sanksione që kanë një perspektivë të ngushtë dhe tha se “këto sanksione shkaktojnë një krizë gjithëpërfshirëse globale”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin bëri vlerësime lidhur me ekonominë e vendit në një takim që zhvilloi me zyrtarët e qeverisë.
“Po flas për vështirësitë globale dhe presionin e sanksioneve të vendeve Perëndimore. Këto sanksione shkaktojnë një krizë gjithëpërfshirëse globale. Arkitektët e këtyre sanksioneve dëmtojmë ekonomitë dhe interesat e tyre kombëtare duke zbatuar sanksione që kanë një perspektivë të ngushtë, ambicie politike dhe fobi ndaj Rusisë”, theksoi Putin, duke informuar se Rusia vazhdon punimet e saj nën dritën e kushteve të vështira të jashtme.
Duke vënë theksin se inflacioni në Evropë është rritur në mënyrë të ndjeshme, Putin u shpreh: “Në disa vende ka arritur në 20 për qind në bazë vjetore. Fiksimi i vazhdueshëm me sanksionet do të ketë pasoja të vështira dhe të forta për Bashkimin Evropian dhe qytetarët e saj, si dhe për vendet e varfra të cilat tashmë ndodhen përballë me rrezikun e urisë”.
– Kursimet e qytetarëve po pakësohen
Putin tërhoqi vëmendjen mbi vendet perëndimore si përgjegjës kryesorë të situatës në fjalë.
“Theksoj se fajtori i kësaj situate është tërësisht tek elitat e vendeve perëndimore, të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë pjesën tjetër të mbetur të botës për të vazhduar dominimin e tyre global”, tha presidenti rus.
Duke bërë të ditur se këtë vit presin një korrje të mirë në sektorin e bujqësisë, Putin theksoi: “Mund të arrihet në 130 milionë tonë korrje të drithërave, prej të cilave 87 milionë tonë janë grurë. Kjo do të jetë shifra më e lartë në historinë e Rusisë. Kjo situatë do të na lejojë që edhe të përmbushim kërkesën e brendshme të Rusisë, por edhe të rrisim furnizimin tonë për partnerët tanë globalë”.
Kërkesa e brendshme në ekonominë ruse ka mbetur prapa asaj të vitit të kaluar, tha Putin, i cili shtoi: “Gjithashtu edhe kursimet (fondet) në llogaritë e kompanive dhe qytetarëve po pakësohen. Është e qartë se këto kanë krijuar ndikim negativ në ecurinë e ekonomisë dhe rreziqe të tilla duhet të pakësohen”.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...