Google ADS

Putin: Sanksionet janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë

12:21 | 6 Prill 2022
KRG

Gjatë javës së kaluar, Vladimir Putin tha se Perëndimi ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Rusisë për vite me radhë në mënyrë që të minojë zhvillimin e saj, shkruan BBC.

Ai po përpiqet t’i tregojë popullit rus se ata janë, në fakt, viktimat këtu dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë. Sipas fjalëve të tij, sanksionet perëndimore janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për lirinë dhe pavarësinë.

Narrativa e Kremlinit është se kjo nuk është një luftë, por është një operacion special ushtarak i krijuar për të mbrojtur interesat e njerëzve rusishtfolës që jetojnë në lindje të Ukrainës. Por gjithnjë e më shumë Kremlini po e portretizon Ukrainën si agresorin e vërtetë.

Putin u ka thënë popullit rus se Ukraina po përpiqet të zhvillojë armë kimike dhe biologjike për ti përdorur kundër Rusisë. Në lidhje me pamjet në Bucha, ai u ka thënë rusëve se janë të rreme.

Është shumë e vështirë të kesh akses në çdo burim tjetër informacioni, madje edhe të mediave sociale – shumë prej të cillave janë bllokuar në Rusi.

Shumë prej rusëve besojnë atë që iu thuhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme