Putin: Sanksionet amerikane pretendojnë ta largojnë Rusinë nga tregu i energjisë në Evropë

23:32 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Sanksionet e fundit të Amerikës pretendojnë që ta nxjerrin Rusinë në tregu i energjisë në Evropë, ka thënë presidenti rus Putin, transmeton arbresh.info.

Paketa me sanksione të reja nga kongresi amerikan e shtyn Evropën që ta ndryshojë furnizuesin, bënë të ditur presidenti Putin.

Ai ka shtuar se “disa madje nuk e fshehin fare pretekstin politik për t’i promovuar qëllimet kapitale”

“Po shohim gjithnjë e më shumë  shembuj ku politika ndërhynë në ekonominë dhe tregun ndërkombëtarë”, ka thënë Putin në fund të fjalimit të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme