Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia nuk do të heqë dorë nga zhvillimi i saj dhe as nuk do të kthehet në periudhën e disa dekadave më parë siç parashikojnë “keqbërësit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kryesimit të një takimi online të Këshillit për Zhvillim Strategjik dhe Projekte Kombëtare, Putin premtoi se do të triumfojnë ndaj problemave “kolosale” të teknologjisë së lartë të shkaktuara nga sanksionet evropiane.
Ai theksoi se Rusia sot po përballet me një “mbyllje pothuajse të plotë të qasjes ndaj produkteve të huaja të teknologjisë së lartë”, duke vënë në dukje se kufizimet po bëhen “me qëllim”.
Putin gjithashtu theksoi se këto teknologji janë baza për zhvillimin progresiv të çdo vendi në botën moderne.
“Pikërisht në këtë mënyrë ata po përpiqen të vënë pengesa që të frenojnë zhvillimin e Rusisë”, shtoi ai.
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur gjashtë pako sanksionesh kundër Moskës që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?