Presidenti i Rusis, Vladimir Putin deklaroi se vendi i tij po del i fituar dhe jo i humbur nga konflikti në Ukrainë, sepse Rusia po hynte në një rrugë të re sovrane që do të rivendoste ndikimin e saj global.
Në një përpjekje për të nënvizuar animin e Rusisë drejt Azisë, Putin, duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin rus të Paqësorit, Vladivostok, u shpreh se Perëndimi po dështon me sanksionet, ndërsa Azia ishte e ardhmja, shkruan Reuters transmeton arbresh.info.
“Ne nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbim asgjë. Gjithçka që është e panevojshme, e dëmshme dhe gjithçka që na pengon të ecim përpara do të refuzohet”, theksoi ai.
Putin paralajmëroi se cilësia e jetës për evropianët po sakrifikohej për shkak të sanksioneve, ndërsa vendet më të varfra po përballen me krizë ushqimore.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...