Rusia është e gatshme të kthehet në marrëveshjen për eksportin e grurit në Detin e Zi nëse respektohen kushtet e parashikuara në favor të Moskës.
Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin në një fjalim në videokonferencë në Forumin e Biznesit në prag të hapjes së samitit të vendeve të BRICS në Johanesburg.
Rusia njoftoi tërheqjen nga marrëveshja e grurit në korrik.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha pas pezullimit se Moska nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes derisa të plotësoheshin kërkesat e saj për të eksportuar produktet bujqësore ruse në vende të ndryshme të botës.
Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri. /Abc news
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...