Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia dhe Franca ndajnë shqetësimin për situatën e sigurisë në Evropë.
Duke hapur një takim në Moskë me presidentin francez, Emmanuel Macron, me tensionet në lidhje me Ukrainën, presidenti Putin falënderoi homologun e tij francez për qëndrimin e tij “aktiv” ndaj atyre që ai i quajti probleme të sigurisë evropiane.
“E kuptoj se ne kemi një shqetësim të përbashkët për atë që po ndodh në sferën e sigurisë në Evropë. Dua t’ju falënderoj për faktin se Franca gjithmonë ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e vendimeve themelore në këtë fushë”, tha Putin.
Presidenti rus më pas vlerësoi përpjekjet e presidentit francez për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës dhe ofrimin e “sigurisë së barabartë” në Evropë.
“Unë shoh se sa shumë përpjekje po bëjnë udhëheqja aktuale e Francës dhe personalisht presidenti i Francës për të zgjidhur krizën që lidhet me garantimin e sigurisë së barabartë në Evropë për një perspektivë serioze historike dhe për të adresuar çështjet që lidhen ngushtë me pjesën e parë, me zgjidhjen e krizës së brendshme të Ukrainës në juglindje të vendit”, tha Putin, duke iu referuar rajonit Donbas të shkatërruar nga konflikti.
Ndërkaq, presidenti Macron tha se dialogu me Rusinë është “mënyra kryesore për të arritur stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”,
“Ne kemi hedhur themelet për një dialog të plotë dhe të hapur në vitin 2019. Mendoj se dialogu tani është më i rëndësishëm se kurrë. Ky dialog është i nevojshëm, vetëm ai do të garantojë siguri dhe stabilitet në kontinentin evropian”, tha Macron, transmeton Anadolu Agency.
Macron shtoi se në takimin e tij me homologun rus ai shpreson të gjejë përgjigje për çështjet e sigurisë si për Evropën ashtu edhe për Rusinë.
“Më vjen mirë që do të mund të diskutoj të gjitha çështjet në detaje dhe do të mund të fillojmë të kërkojmë një përgjigje kolektive që është e dobishme për Rusinë dhe të gjithë Evropën. Një përgjigje e tillë do të ndihmojë për të shmangur luftën dhe për të ndërtuar stabilitet, transparencë dhe besim për të gjithë”, tha Macron.
Moska dhe Kievi janë përfshirë në konflikt që nga shpërthimi i armiqësive në rajonin lindor Donbas në vitin 2014 pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.
Rusia aktualisht ka grumbulluar mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, duke nxitur frikë se mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër ish-republikës sovjetike.
SHBA dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar për një sulm të afërt, si dhe kanë kërcënuar Rusinë me “pasoja të rënda”.
Megjithatë, Moska ka mohuar se po përgatitet të pushtojë Ukrainën dhe ka theksuar se trupat e saj janë atje për stërvitje.
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...