Vladimir Putin po planifikon të largohet nga pozita e presidentit të Rusisë, në fillim të vitit të ardhshëm, mes frikës se nuk qëndron mirë me shëndet.
Sipas medieve të huaja, të dhëna nga burimet e brendshme të Kremlinit thanë se, ai ka simptoma që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit.
Hulumtuesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se, këmbët e tij vazhdimisht dridhëshin ku dukej se kishte dhimbje deri sa mbështetej në krahun e karriges.
Gishtat e tij gjithashtu dridheshin derisa mbante një stilolaps dhe shtrëngonte një filxhan, i cili besohej se përmbante një koktej qetësues.
Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën në fillim të kësaj jave kur u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen.
Legjislacioni i prezantuar nga vetë Putini, do t’i garantoj atij imunitet ligjor nga ndjekja penale derisa të vdesë.
Stafi i presidentit vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet se, ai po hap rrugën për një largim nga politika. /Telegrafi/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...