Putin pretendon se perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta

15:54 | 10 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Vladimir Putin ka pohuar se perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta me ndalimin e SHBA-së për naftën dhe ka akuzuar vendet se kanë mashtruar popullsinë e tyre.

Reuters raporton se presidenti rus ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk janë legjitime dhe u zotua të zgjidhë problemet që lindin, transmeton arbresh.info.

Ai tha se Rusia po i përmbahet detyrimeve të saj për energjinë dhe vuri në dukje rritjen e inflacionit në SHBA, duke përmendur ndalimin e saj ndaj naftës ruse.

Ndërkohë, ministria ruse e financave, e njohur si Minfin, tha se ka marrë masa për të kufizuar daljen e kapitalit dhe se do të punojë me bankën qendrore ruse për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar.

Prioriteti i saj, tha Minfin, është stabilizimi i sistemit financiar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme