Putin premton armëpushim nëse Kievi tërheq trupat nga rajonet e pushtuara

13:51 | 14 Qershor 2024
R J

Presidenti rus, Vladimir Putin premton armëpushim nëse Kievi tërheq trupat nga rajonet e pushtuara

Ai tha se Rusia do të ishte gati për bisedime nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Nëse Ukraina do të pranonte këto kushte, ai tha se Rusia do të pushonte zjarrin dhe do të fillonte negociatat. “Sapo Kievi të thotë se janë gati për një vendim të tillë dhe të fillojnë tërheqjen reale të forcave nga këto rajone dhe të deklarojnë zyrtarisht refuzimin e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, nga ana jonë, menjëherë, fjalë për fjalë në të njëjtën minutë, do të vijë. një urdhër për të ndalur zjarrin dhe për të filluar negociatat. Ne do ta bëjmë atë menjëherë. Natyrisht, ne do të garantojmë tërheqjen e pandërprerë dhe të sigurt të forcave ukrainase.”, deklaroi Putin.

Putin ka thënë gjithashtu se avancimi i ushtrisë së tij drejt kryeqytetit ukrainas Kiev në vitin 2022 kishte për qëllim të detyronte Ukrainën të pajtohej me një marrëveshje paqeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme