Kim Jong Un ftoi presidentin rus Vladimir Putin për të vizituar Korenë e Veriut, ofertë të cilën Putin e ka pranuar me gatishmëri thanë të premten mediat shtetërore në Pyongyang.
Kim i kërkoi Putin që të vizitojë Korenë e Veriut “në një kohë të përshtatshme” gjatë bisedimeve të nivelit të lartë në Vladivostok të enjten, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane kurse “ftesa është pranuar me gatishmëri”.
Putin tha se bisedimet midis të dy udhëheqësve të enjten do të ndihmoj në planifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për të zgjedhur një qëndrim në lidhje me programin bërthamorë të Phenianit.
Udhëtimi i parë i Kim në Rusi vjen rreth dy muaj pasi takimi i tij i dytë me Presidentin Donald Trump dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sanksionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Veri.
Kim akuzoi Shtetet e Bashkuara që vepruan me “besim të keq” gjatë samitit të tij të Hanoit me Trump dhe tha se paqja në gadishulli varet nga Washingtoni, tha KCNA të premten.
Gjatë bisedimeve të tij me Kim të enjten, Putin e pozicionoi veten si një kundërpeshë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur se Veriut i duhej “garanci për sigurinë e tij, ruajtjen e sovranitetit të saj”.
“Ne duhet të … të kthehemi në një shtet ku ligji ndërkombëtar, jo ligji i më të fortit, përcakton situatën në botë”, tha Putin./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...