Vladimir Putin është duke marrë në konsideratë rikthimin e Edward Snowden në SHBA, si “dhuratë” për Donald Trump.
Kjo është ajo që raportohet nga Shërbimet Amerikane të Inteligjencës dhe çdo gjë bëhet edhe më e besueshme kur shikon raportet shumë të mira të dy presidentëve respektivë, Trump dhe Putin.
Rusia duket e prirur të ekstradojë Snowden në SHBA, për të treguar ekzistencën e një marrëdhënieje të ngrohtë midis dy vendeve si dhe për të dërguar një sinjal se ata janë gati për të tjera bashkëpunime midis dy vendeve.
Avokati i Edwart Snowden, mohon të ketë dijeni për planifikimin e ekstradimit të klientit të tij, por pranon se nëse ai vjen në SHBA rrezikon të përballet me disa dekada burgim.
Snowden ndodhet në Moskë, me statusin e azilantit politik dhe me një leje qëndrimi të vlefshme deri më 2020-ën, kohë që i mjafton atij për të aplikuar për nënshtetësinë ruse.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...