“Putin po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi”, arrestohet mjekja që sfidoi Qeverinë ruse

00:37 | 6 Prill 2020
Trina Galanxhi

Anastasia Vasilyeva nga sindikata e Aleancës së Mjekëve i tha Sky News se qeveria ruse dhe Vladimir Putin ishin duke mashtruar botën për ndikimin që ka patur koronavirusi në vend.

Ajo pretendoi se Kremlini nuk po publikonte numrin e vërtetë të vdekjeve dhe të infektuarve.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Rusia përfundimisht do të kishte një shkallë më të lartë të vdekjeve sesa vendet e tjera të zhvilluara për shkak të trajtimit të dobët të krizës.

Dr Vasilyeva foli për Sky News dy javë më parë duke insistuar se Vladimir Putin është dhe do të jetë shkaku i shumë vdekjeve në Rusi.

Ajo tha: “Ilaçi në Rusi është i tmerrshëm. Ne nuk kemi spitale, nuk kemi personel, nuk kemi një industri mjekësore. Sigurisht që nuk është mirë që Qeveria të thotë që kemi koronavirus dhe këta janë numri i vërtetë i vdekjeve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme