Google ADS

Putin: Perëndimi po kryen “vetëvrasje energjetike”

15:00 | 18 Maj 2022
A. B.

Perëndimi po kryen një lloj vetëvrasje energjetike me vendosjen e sanksioneve kundër furnizimeve ruse. Këtë e tha presidenti Vladimir Putin gjatë një bisede me përfaqësues së industrisë së naftës në Moskë.

“Në periudhë afatgjatë do të vuajnë pasojat. BE-ja vendos sanksione nën trysninë e Shteteve të Bashkuara dhe dëmton ekonominë e vet”, ishin fjalët e Putinit. Shefi i Kremlinit shtoi më tej se sanksionet kanë çuar në rritjen marramendëse të çmimit të naftës në tregje.

“Ata duan të na e hedhin fajin ne për këtë inflacion energjetik. Por është Perëndimi që po përpiqet të mbulojë gabimet e veta sistematike”, vijon më tej Putin.

Kremlini ju rikthye edhe çështjes së ushtarëve ukrainas në Mariupol. Zëdhënësi, Dmitri Peskov, i cituar nga BBC, tha se forcat e rezistencës do të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare. Peskov refuzoi të komentonte statusin e trupave të evakuuar dhe i bëri bisht pyetjes nëse ushtarët ukrainas do të trajtohen si kriminelë lufte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme