Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, e quajti vrasjen masive të civilëve në Bucha “të rreme” dhe vlerësoi luftën “fisnike” të Rusisë.
“Kur bëhet fjalë për Bucha … është saktësisht i njejti falsitet sikurse në Siri”, tha Putin, duke iu referuar pretendimeve të vitit 2018 për përdorimin e armëe kimike në Siri.
Bucha ishte “një operacion psikologjik i organizuar nga anglezë”, shtoi ai bashke me Lukashenkon.
Pasi trupat ruse u tërhoqën pjesërisht nga Bucha, një qytet jashtë Kievit, në fillim të këtij muaji, autoritetet zbuluan rrugë të mbushura me civilë të lidhur të cilët më pas ishin qëlluar nga afër, si dhe zbuluan varreza masive.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ishte përgjegjëse, por shumë media kanë treguar në mënyrë të pavarur se nuk kishte gjasa që skenat të ishin inskenuar nga Ukraina.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi … por ata nuk na lanë zgjidhje,” tha Putin, duke shtuar se “qëllimet ushtarake të Rusisë janë absolutisht të qarta dhe fisnike”. Ai gjithashtu kritikoi SHBA-në, duke pretenduar se Uashingtoni po përdorte Ukrainën si një konflikt ndërmjetës dhe ishte “gati të luftonte kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit”.
Ekonomia e Rusisë, e cila është goditur nga sanksionet, inflacioni dhe largimi i kapitalit që nga pushtimi i Ukrainës, pritet të tkurret mbi 10 për qind këtë vit./politico/arbresh.info/
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...