Presidenti rus, Vladimir Putin, është tallur me gjendjen e politikës amerikane dukë thënë se ‘është e vështirë të flasesh me njerëzit që ngatërrojë Austrinë me Australinë’.
“S’kemi se si ndryshe…me sa duket kjo është niveli i kulturës politike të një pjesë të caktuar të krijimit amerikan”, tha Putin, transmeton portali arbresh.info
“Amerika është komb i madh dhe amerikanët janë një popull i madh, pasi edhe ia dalin të përballojnë kaq shumë njerëz me një nivel kaq të ulët të kulturës politike”, ka shtuar ai.
Me këto komente Putin iu referua një gafe të vitit 2007 të bërë nga ish-Presidenti George W.Bush, ku falenderoi kreun Australian John Howard për vizitën e trupave ‘austriake’ në Irak.
Në një konferencë për shtyp, Putin nuk ka bërë asnjë kritikë ndaj Presidentit aktual, Donald Trump dhe refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse mendon se ai është ‘naiv’.
“Trump nuk është nusja ime, dhe unë nuk jam dhëndërri i tij”, u përgjigj Putin.
Në pyetjet për diplomacinë aktuale amerikane, Putin ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se ‘është e gabuar për Rusinë të diskutojë politikën e brendshme të një vendi tjetër’./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...