Kremlini thotë se refuzimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvilluar një takim zyrtar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nuk e shqetësoi udhëheqësin rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dy liderët pritej të takoheshin në margjinat e samitit të fundit të G20 në Buenos Aires, por Trump papritmas anuloi takimin për shkak të konfiskimit të tre lufta anijeve dhe ekuipazhit ukrainas nga Rusia.
Këshilltari i Putinit për marrëdhëniet e jashtme, Yuri Ushakov, sot tha se Putin nuk e ndiente veten të fyer, por shtoi se Kremlini ndjen keqardhje për anulimin për shkak të një sërë çështjesh që pritej të diskutoheshin.
Ushakov tha se Trump dhe Putin kanë folur jozyrtarisht për 10-15 minuta gjatë darkës në samitin e G20 në lidhje me incidentin detar dhe situatën në Ukrainë.
Në fund, Ushakov theksoi se tani i mbetet Washingtonit të organizojë një takim të mundshëm në të ardhmen.
“Pala ruse është e gatshme për dialog dhe beson se kontakti i nivelit të lartë është i rëndësishëm, por nuk do të lusim palën amerikane. Tani gjithçka varet nga amerikanët”, theksoi Ushakov.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...