Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka thënë gazetarëve se Moska nuk ka ndërmend të vendosë trupat e saj ose të ndërtojë baza ushtarake në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai shtoi se ekspertët rusë kanë qenë në Venezuelë për të rregulluar armët e bëra nga Rusia, të blera nga Caracas.
Putin, i cili u takua me krerët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, iu përgjigj një pyetjeje rreth postimi në Twitter nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më herët këtë javë ku tha se Moska e ka njoftuar Uashingtonin se ka tërhequr personelin e saj nga Venezuela.
“Nuk po krijojmë kurrfarë bazash apo dërgojmë trupa atje,” tha Putini.
“Por ne do t’i mbajmë obligimet tona në sferën e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik”, shtoi ai.
Kreu rus tha se sanksionet e SHBA-ve kundër Venezuelës i kanë lënduar njerëzit e zakonshëm dhe kanë paralajmëruar Uashingtonin kundër përdorimit të forcës.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të