Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.
“Ceremonia lamtumirëse dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbachevin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.
Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.
Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.
Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.
Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbachevin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit.
Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.
Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare. /rel
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...