Kremlini ka thënë të hënën se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk kishin bërë ende ndonjë përparim të rëndësishëm.
Madje, Moska ka akuzuar Kievin për ngecje të bisedimeve të paqes duke i bërë propozimet të papranueshme për Rusinë.
Në anën tjetër, Ukraina ka thënë se është e gatshme të negociojë, por nuk do të dorëzohet apo pranojë ultimatumet ruse.
Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se duhet bërë ende përparim i rëndësishëm në bisedimet që të kishte një bazë për një takim të mundshëm midis presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.
“Që të flasim për një takim mes dy presidentëve, duhet të bëhen detyrat e shtëpisë. Bisedimet duhet të zhvillohen dhe duhet të ketë rezultate”, tha Peskov. “(Por) Nuk ka pasur asnjë përparim të rëndësishëm deri më tani”.
Peskov përsëriti gjithashtu pretendimet se Rusia po tregonte më shumë vullnet sesa negociatorët ukrainas për të punuar drejt një marrëveshjeje në bisedime.
“Ato (vendet) që munden, duhet të përdorin ndikimin e tyre mbi Kievin për ta bërë atë më të përshtatshëm dhe konstruktiv në këto bisedime”, ka shtuar ai.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...