Presidenti rus Vladimir Putin sot, pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, përsëriti se gazsjellësi Nord Stream 2, i cili ende pret miratimin nga autoritetet gjermane, është një projekt komercial që do të forcojë sigurinë energjetike europiane.
Projekti prej 11 miliardë dollarësh nga Gazprom i Rusisë dhe partnerët e projektit, kundërshtohet ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane, transmeton portal arbresh.info
Projekti që përfundoi shtatorin e kaluar, kalon nën Detin Baltik dhe lidh Gjermaninë me Rusinë, por ende është në pritje nga autoritetet gjermane, edhe pse Europa dhe bota janë duke u përballur me rritje të çmimit të gazit.
“Ky është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Europë, i cili synon të forcojë ndjeshëm sigurinë energjetike në kontinent”, tha Putin.
“E kam thënë më shumë se një herë se ky projekt është ekskluzivisht komercial dhe nuk lidhje me politikën”, tha ai.
Disa politikanë dhe ekspertë europianë akuzojnë Rusinë për përdorimin e furnizimeve të saj me energji si një mjet politik dhe bëjën thirrje për një reduktim të varësisë së importeve nga Rusia./arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...