Ekspertët druajnë se pandemia e Covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të Vladimir Putinit, duke ndezur paranojën që çoi në pushtimin e Ukrainës.
Presidenti rus kishte kontakte të kufizuara me njerëzit gjatë ngjarjeve më të këqija të dy viteve të fundit, me ata në rrethin e tij të ngushtë që duhej të izoloheshin përpara se t’i jepej një audience, transmeton portal arbresh.info
Këmbëngulja e Putinit për pushtuar fqinjin e saj paqësor , ka nxitur frikën për shëndetin e tij mendor, shkruan Mirror.
Ai tha gjithashtu se trupat e tij janë atje për çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës, pretendime të cilat janë pritur me habi nga udhëheqësit e kombit të rrethuar.
Disa këmbëngulin se Putini ende po ndjen efektet e “mjegullës së trurit”, si rezultat i Covid-it të gjatë.
Shembuj të tjerë që tregojnë për shkaqet e mundshme të alarmit në udhëheqësin e Kremlinit, 69 vjeç, përfshijnë thashethemet se ai ka qenë praktikisht një i vetmuar që nga fillimi i pandemisë.
Që nga fillimi i pandemisë, Putin ka këmbëngulur që takimet të mbahen online, nëpër tavolina të gjata dhe me një distancë të madhe.
Marco Rubio, senatori republikan për Florida, shkroi në Tëitter: “Do të doja të mund të ndaja më shumë, por tani për tani mund të them se është shumë e qartë për shumë njerëz që diçka nuk shkon me Putinin.
Ai gjithmonë ka qenë një vrasës, por problem i tij tash i ndryshëm. Do të isha gabim, sikur ta thoja këtë pesë vite më parë”.
The Times në anën tjetër shkruan se Vladimir Putin ka qenë shumë i vetmuar këto dy vitet e fundit.
“Ai është distancuar nga makineria burokratike, nga establishment dhe nga elita”, shkruan Tatiana Stanovaya, ndërsa shtoi se “ai kalon shumë kohë vetëm duke zier në frikën dhe mendimet e tij”.
Ndërkohë, pushtimi i Ukrainës nuk do të planifikohet dhe do të dështojë nëse Kievi nuk bie brenda 10 ditëve pasi pretendohet se Vladimir Putin do të mbetet pa para.
Operacioni vlerësohet të kushtojë 15 miliardë paund çdo ditë dhe po dështon për shkak të besimit të tepërt nga Kremlini.
Thuhet se rusët janë të tronditur nga rezistenca që po bëjnë ukrainasit, ndërsa presidenti rus vlerësoi forcat e tij speciale për “kryerjen heroike të detyrave të tyre ushtarake” në pushtimin e tij ukrainas.
Kjo vjen pasi trupat ruse deri më tani nuk kanë arritur të kapin kryeqytetin e Kievit.
Gjatë një fjalimi televiziv, ai tha: “Mirënjohje të veçantë për ata që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake këto ditë në rrjedhën e operacionit special për të ofruar ndihmë për republikat popullore të Donbasit.
Pavarësisht kësaj, Riho Terras, ish-shefi i mbrojtjes së Estonisë, shkroi në Twitter: “Putini është i tërbuar. Ai mendonte se e gjithë lufta do të ishte e lehtë dhe gjithçka do të përfundonte brenda 3-4 ditësh”./arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...