Putin: Mobilizimi ushtarak në Rusi do të përfundojë brenda dy javësh

15:47 | 14 Tetor 2022
A. B.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se mobilizimi i pjesshëm në vend do të përfundojë brenda dy javësh.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ai tha se nuk ka plane për mobilizim ushtarak shtesë në Rusi, shkruan Skynews.

Në shtator, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia do të mobilizojë 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake, pasi Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm.

Presidenti rus tha në konferencën për shtyp sot se ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm sepse është “e pamundur të mbahet fronti duke përdorur vetëm ushtarakë të kontraktuar”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme