Google ADS

Putin miraton një rritje prej 25 për qind të buxhetit ushtarak të Rusisë

11:38 | 1 Dhjetor 2024
E.H

Presidenti Vladimir Putin ka miratuar një rritje prej 25% të buxhetit ushtarak të Rusisë për periudhën 2025-2027.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes, duket se është më sekreti në historinë post-sovjetike – me një të tretën e tij të censuruar nga opinioni publik, shkruan Sky News.

Zyrtarët e Kremlinit kanë përsëritur se lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet prioriteti kryesor financiar i saj.

Ata thonë se projektbuxheti i ri është “i balancuar”, me deficitin kombëtar që bie në 0.5% kundrejt atij të parashikuar të këtij viti prej 1.7% – dhe borxhi shtetëror mbetet nën 20% për tre vitet e ardhshme.

Sanksionet e reja amerikane ndaj Gazprombank, e cila merret me pagesat për naftën dhe gazin rus, pritet të godasin rëndë ekonominë – me rënien e rublës në normën e saj më të ulët kundrejt dollarit në vitet kur u prezantuan këtë javë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme