Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.
Takimi i zhvilluar në Moskë, vjen pasi javën e shkuar dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë ranë dakord për të shkurtuar prodhimin.
“Kjo është shumë domethënëse dhe veprimet tona të koordinuara ndihmuan në stabilizimin e tregut botëror të hidrokarbureve”, tha Putin të martën, pas takimi në Kremlin.
“Ne jemi mirënjohës për nismën tuaj për të punuar së bashku në veprime të përbashkëta midis vendeve të OPEC dhe vende jo anëtare “, shtoi presidenti rus. Putin tha se tregtia midis dy vende është rritur me 130%.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit e tjerë të naftës të udhëhequr nga Rusia, ranë dakord javën e kaluar për të ulur prodhimin e naftës deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2018, nëntë muaj më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Megjithatë, çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë që kur marrëveshja është arritur pasi investitorët ishin të zhgënjyer që takimi nuk ka prodhuar shkurtime më të thella.
Çmimet e naftës u ulën ndjeshëm të martën. Një fuçi nafte bruto u shit me rreth 51.29 dollarë.
Efekti i marrëveshjes së OPEC-ut gjithashtu është zbutur nga rritja e prodhimit amerikan.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...