Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se në mbledhje është shqyrtuar situata aktuale në Rusi dhe në botë me theks mbi ekonominë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kryesuar Këshillin për Siguri Kombëtare në të cilën u shqyrtua situata ekonomike në këtë vend.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se në mbledhje është shqyrtuar situata aktuale në Rusi dhe në botë me theks mbi ekonominë.
“Është shqyrtuar edhe jostabiliteti dhe kriza e cila është aktuale në tregun ndërkombëtar”, tha Peskov.
Ai tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare shqyrtoi edhe luftën të cilën Rusia e zhvillon me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit.
“Temë e bisedës ka qenë edhe kërkimi për ilaçet efikase dhe vaksinën për koronavirusin”, tha Peskov.
Një nga temat kryesore ka qenë edhe rënia e madhe e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Të mërkurën çmimi për një fuçi nafte ra nën 25 dollarë që është hera e parë që nga maji i vitit 2003./aa/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend