Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në krizë të thellë, ndërsa ka fajësuar Uashingtonin për pushtimin e Ukrianës.
“Inkurajimi amerikan i revolucioneve me ngjyra çoi në pushtimin në Ukrainë”, u shpreh kreu i Kremlinit gjatë një ceremonie për marrjen e kredencialëve të 17 ambasadorëve të rinj, përfshirë përfaqësuesin e SHBA Lynne Tracy dhe atë të Bashkimit Europian Roland Galharague.
Presidenti rus Vladimir Putin i tha ambasadores së re amerikane në Moskë, se Uashingtoni ishte përgjegjës për “krizën ukrainase” ndërsa pranoi kredencialet e saj.
Javën e kaluar, autoritetet ruse arrestuan gazetarin amerikan Evan Gershkovich me pretendimet për “spiunim”, akuza të hedhura nga Uashingtoni si “qesharake”.
Putin i tha gjithashtu të dërguarit të ri të BE-së në Moskë, Roland Galharague, se blloku nxiti “konfrontim gjeopolitik” me Moskën.
Rusia është goditur me një breshëri sanksionesh të BE-së dhe SHBA-së që kur Putin filloi ofensivën e tij në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Më herët zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkovtha se Rusia është “tashmë në fazën e një lufte të nxehtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./A2
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person